Ukrainasit sekuestrojnë helikopterin dhe avionin privat të aleatit të Putinit

Një helikopter dhe një avion që i përkasin një aleati besnik të presidentit rus u janë dorëzuar autoriteteve në Ukrainë, sipas policisë ukrainase.

Avioni i përkiste Viktor Medvechuk, i cili u arrestua nga forcat ukrainase më herët gjatë luftës.

Në një postim në Telegram, Policia e Ukrainës tha se i përkisnin familjes Medvechuk dhe “u dorëzuan për nevojat e forcave të armatosura”.

Medvechuk ishte miku më i mirë i Vladimir Putinit në Ukrainë, sipas The Guardian.

I quajtur shpesh si “princi i errët” i politikës ukrainase, ai ka qenë një aleat besnik i Putinit për dy dekada, duke udhëhequr një parti politike pro-ruse në Ukrainë për vite me radhë, edhe pas aneksimit rus të Krimesë në 2014.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *