Ukrainasja gjendet e pa jetë në banesën e saj në Durrës; fqinjët njoftuan zjarrfikësen kur…

Një shtetase ukrainase 45-vjeçare është gjetur e pa jetë brenda apartamentit ku banonte në plazhin e Durrësit. Viktima e identifikuar si Natalia F. Yaruseska jetonte vetëm në katin e pestë të një pallati në zonën e Shkëmbit të Kavajës, por nuk kishte dalë nga banesa e saj prej ditësh.

Të shqetësuar banorët e pallatit kanë njoftuar shërbimin zjarrfikës, i cili ka bërë të mundur hyrjen në apartament nga ana e ballkonit. Por në momentin që janë futur në banesë, ukrainasja është gjetur pa shenja jete.

Trupi i saj u dërgua në urgjencën e spitalit të Durrësit, për ekzaminimet e mëtejshme, paraprakisht nga kqyrja e trupit nuk ka shenja dhune në të dhe vdekja e saj dyshohet të jetë natyrale. Megjithatë, Policia e Durrësit ka nisur hetimet për të zbuluar shkakun e vërtetë të ngjarjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *