Në Ukrainë, një burrë 50-vjeçar dhe vajza e tij 11-vjeçare u vranë pasi forcat ruse goditën të dielën një ndërtesë banimi në qytetin Zaporizhia, thanë autoritetet.
Shërbimi i urgjenaceve njoftoi gjithashtu se një grua 46-vjeçare, e identifikuar si nëna e vajzës së vrarë, u nxor nga rrënojat.
Pamjet filmike të publikuara nga agjencia ukrainase e urgjencave tregon momentin e nxjerrjes së gruas nga rrënojat. Agjencia e lajmeve Reuters nuk ishte në gjendje të verifikonte në mënyrë të pavarur datën e filmimeve.
Sekretari i këshillit të qytetit, Anatoliy Kurtev, tha se dy raketa ruse kishin shkatërruar një ndërtesë dhe dëmtuar dhjetëra të tjera gjatë sulmit të natës.
“Ndëshkimi i rëndë për pushtuesit për këtë luftë kriminale është i pashmangshëm”, shkruante ai në aplikacionin e mesazheve Telegram.
Ekipet e shpëtimit gërmuan mes rrënojave mëngjesin e së dielës ndërsa dëgjoheshin sirenat që paralajmëronin sulme të tjera të mundshme./VOA