Në Ukrainë, shqetësimet po rriten për fatin e termocentralit bërthamor Zaporizhzhia.
Sipas stafit ushtarak të Kievit, nuk është e mundur të përjashtohet që rusët të vendosin të hedhin në erë centralin “për ta çaktivizuar atë përgjithmonë dhe për të shkaktuar një fatkeqësi duke fajësuar Ukrainën”. Këtë e raporton Ukrainska Pravda.