Shtetet e Bashkuara po përgatisin një paketë të re armësh prej 1.1 miliardë dollarësh për Ukrainën në pritje të njoftimit të Rusisë për aneksimin e territoreve ukrainase.
Kjo u raportua nga burime të administratës për agjencinë Reuters. Paketa e re do të përfshijë sisteme anti-raketë Himars, të dërguara tashmë në të kaluarën në forcat e Kievit, municione dhe lloje të ndryshme të sistemeve radar anti-drone, thonë burimet.
Administrata po përgatit gjithashtu sanksione të reja kundër Moskës në përgjigje të referendumeve.