Disa pamje të publikuara thuhet se tregojnë një shpërthim gazsjellësi në rajonin e pushtuar nga Rusia të Luhansk – pas një serie zjarresh misterioze. Sipas mediave të huaja shpërthimi në tubacionin ukrainas, që aktualisht operohet nga rusët, më 7 janar rezultoi në ndërprerjen e gazit në më shumë se 13,000 shtëpi. Pamjet treguan zjarrin që shpërtheu nëpër objekt duke dërguar tym të zi që ngrihej në qiell.
https://twitter.com/TpyxaNews/status/1500726433668161541?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1500726433668161541%7Ctwgr%5E95758c8988a6b1c13ff03b3ac8ee04d28ddb562a%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fmomenti-dramatik-pas-shperthimit-misterioz-te-tubacionit-te-gazit-ne-rajonin-e-pushtuar-ne-ukraine-rusia-fajeson-sabotatoret%2F
Ministria e Situatave të Emergjencave të rajonit të aneksuar tha se një shpërthim kishte shkaktuar incidentin. Nuk është e qartë se kush ishte pas shpërthimit, por Ministria ruse e Sigurimit të Shtetit ka hapur një çështje penale për “sabotim për shkak të shpërthimit të një gazsjellësi”.