Moti këtë të premte do të jetë i qëndrueshëm dhe nën ndikimin e masave ajrore të ngrohta. Por nuk do të mungojnë edhe vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore në lindje.
Në orët e para të mëngjesit do të ketë prezencë të mjegullës së dendur apo mjegullinës në zonat luginore dhe jo vetëm.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim kryesisht e lehtë me shpejtësi mesatare 1-4m/s ndërsa në mesditë do të jetë me shpejtësi deri në 5-8m/s.
Temperaturat parashikohen:
- në zona malore 5 deri 20°C
- në zona e ulëta 5 deri 28°C
- në zona bregdetare 9 deri 26°C