Ulen rastet me Covid-19/ 33 qytetarë të infektuar dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar në lidhje me rastet e infektimeve nga Covid-19.

Mësohet se kanë rezultuar pozitivë 33 qytetarë dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit.

Sakaq janë shëruar 70 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,355 që nga fillimi i epidemisë.

Njoftimi i plotë:

7 Tetor 2022 – Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit. Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 709 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 33 qytetarë, në këto bashki:
15 në Tiranë, 4 në Sarandë, 3 në Vlorë, nga 2 qytetarë në Shkodër, Kurbin, Kavajë, Gjirokastër, nga 1 qytetarë në Fier, Selenicë, Elbasan.
Janë 353 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 5 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 70 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,355 që nga fillimi i epidemisë.

  • Statistika (7 Tetor 2022)
  • Raste të reja ditore 33
  • Të shëruar në 24 orë 70
  • Të shtruar në spitale 5
  • Humbje jete në 24 orë 0
  • Testime ditore 709
  • Testime totale 1,985,808
  • Raste pozitive 331,297
  • Raste të shëruara 327,355
  • Raste Aktive 353
  • Humbje jete 3,589

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

  • Tiranë 205
  • Elbasan 35
  • Vlorë 34
  • Fier 18
  • Shkodër 15
  • Lezhë 13
  • Gjirokastër 12
  • Durrës 8
  • Dibër 5
  • Korçë 4
  • Berat 3
  • Kukës 1

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *