38 operatorë nga Bashkimi Europian dhe Ballkani Perëndimor kanë nënshkruar një marrëveshje për uljen e çmimeve për shërbimet e telefonisë mobile brenda dhe jashtë vendit.
Me këtë marrëveshje shpenzimet për konsumatorët që udhëtojnë ndërmjet BE-së dhe rajonit, pritet të reduktohen për të paktën me një të tretën e çmimeve mesatare aktuale.
Pajtimi për këtë marrëveshje u arrit në samitin mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, të mbajtur dhjetorin e kaluar, në Tiranë.