Vendi ynë sot do të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash që do të sjellin mot të qëndrueshëm në të gjithë vendin. Në zonat malore nuk përjashtohet as mundësia e reshjeve të shiut.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -4°C në 07°C, në zonat e ulëta nga 06ºC në 13°C dhe në zonat bregdetare nga 08°C në 14°C.
Era do të fryjë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.