“Ulërimat e mia i dëgjuan të gjithë”/ Fjodora Fjora zbulon momentin e papritur që i ndodhi me djalin në aeroport

Gazetarja e njohur Fjodora Fjora ka qenë së fundmi në një lidhje direkte për emisionin “Aldo Morning Show”. Ajo ka zbuluar një histori me djalin e saj, ku ka treguar se sa shumë është tronditur kur i biri iu largua teksa ndodheshin në aeroportin e Bodrumit në Turqi. Ajo tha se kishte vrapuar shumë derisa arriti që ta kapte.

Pjesë nga intervista:

Megi Latifi: Fjodora të ka ndodhur ndonjëherë në publik që ke dashur, t’ia fusësh ndonjë shpullë, po e ke mbajtur veten?

Fjodora Fjora: Do ua tregoj se çfarë ka ndodhur. Më ka ndodhur njëherë, kur Alteo ka qenë 3 vjeç e gjysmë. Ai ishte i vogël dhe ne ishim në aeroport në Turqi. Ndërkohë që po kalonim për t’u futur aty ku janë autobusët, shkallët, nuk e mbaj mend ç’ka qenë. U hap dera te ‘gate’ dhe nga ajo dilet drejt e te rruga ku kalonin autobusët që të çonin te aeroporti dhe po kalonin njerëzit, ky ja fut një vrapi, kalon atë gruan te check-in dhe del drejt në rrugë.

Aldo: Jo! Të iku truri.

Fjodora Fjora: Ulërimat e mia mund ti ketë dëgjuar gjithë aeroporti i Bodrumit. Në momentin që e kam kapur, se e kapa! E mbajta nga rrobat dhe nuk e lëshoja se u terrorizova komplet dhe ai qeshte!

Megi Latifi: Tani s’e meritonte ai t’ia fusje një shpullë.

Fjodora Fjora: U mjaftova me ta kapur nga rrobat.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *