Ulet me 1 Lek çmimi i energjisë për familjet

Enti Rregullator i Energjisë ka vendosur në mbledhjen e sotme uljen e çmimit të energjisë elektrike. Nga data 1 shkurt çmimi i energjisë elektrike për familjet do të ulet.

Abonentët familjarë që do të harxhojnë deri në 700 kilovat në muaj do ta paguajnë kilovatin me 8.5 lekë, ndërsa cdo kilovat mbi fashën 700, do të paguhet me çmimin aktual 9.5 lekë.

Pra ulja është bërë me 1 Lek për kilovat për abonentët familjarë, jo bizneset dhe entet e tjera. Ulja e çmimin me 1 Lek do të jetë në fuqi deri në 31 Dhjetor të këtij viti.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *