Ditën e sotme është mbledhur sërisht bordi i Transparencës, ku dhe ka vendosur çmimet e reja të shitjes së karburanteve me pakicë dhe atyre me shumicë për tregun vendas.
Çmimet e vendosura reflektojnë mbi ndryshimet që janë shfaqur në tregjet ndërkombëtare, por edhe nuk dihet se cila do të jetë vazhdueshmëria. Çmimet e vendosura janë vetëm për periudhën 29 mars- 31 Mars 2020.
Vendimi i Plotë:
Nisur sa më sipër, Bordi i Transparencës i ngritur me vendim qeverie, me qëllim kufizimin e përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë, bazuar në metodologjinë e ndërtimit të çmimeve sipas nenit 21/5 të Aktit Normativ, vendosi:
Çmimi me shumicë i nënproduktit gazoil do të jetë 225 lekë/litër dhe nënproduktit benzinë do të jetë 199 lekë/litër për periudhën 29 mars- 31 mars 2022
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 për periudhën 29 mars – 31 mars 2022, të jetë 237 lekë/litri.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN 228 për periudhën 29 mars- 31 mars 2022, të jetë 211 lekë/litri.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz për periudhën 29 mars- 31 mars 2022, të jetë 116 lekë/litri dhe me shumicë 104 lekë/litri.
Vendimi i Bordit hyn në fuqi dhe do reflektohet në datë 29 mars, ndërkohë që mbledhja e ardhshme do të jetë ditën e enjte, datë 31.03.2022 me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare.
Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detyruar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë.
Organet ligj zbatuese do të kontrollojnë zbatimin e vendimeve të Bordit të Transparencës çdo ditë.
Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullim aktiviteti, heqie licence dhe sekuestrim.