Ulet numri i lindjeve në 10 qarqe të vendit, INSTAT vetëm në Korçë dhe Berat ka rritje
Lindjet kanë pësuar rënie edhe në 3 mujorin e dytë të vitit 2024.
Raporti i fundit i INSTAT tregon se përgjatë muajve prill, maj, qershor kanë lindur 5.269 bebe nga 5452 bebe që lindën në të njëjtën periudhë të vitit 2023.
Në sy bie trendi i rënies, që prek 10 qarqe të vendit, në Berat dhe Korçë numri lindjeve është rritur.
Rritjen më të madhe në përqindje të lindjeve gjatë tremujorit të dytë 2024, krahasuar me tremujorin e dytë 2023 e ka qarku i Beratit me 3,2%, ndërsa rënien më madhe e ka qarku i Gjirokastrës me 18,6%.
Qarku me numrin më të lartë të lindjeve është Tirana me 2.013 lindje, ndërsa qarku me numrin më të ulët është Gjirokastra me 70 lindje.
Ndryshe nga lindjet, vdekjet janë rritur për të njëjtën periudhë.
Ekspertët e statistikave thonë se në tremujorin e dytë 2024 janë regjistruar 5.014, fatalitete, duke shënuar një rritje prej 1,3%, krahasuar me tremujorin e dytë 2023.
Megjithatë, shtesa natyrore e popullsisë për tremujorin e dytë 2024 rezulton pozitive, duke regjistruar 255 lindje më shumë se sa vdekje.