Ulja e ndotjes/ Gjiganti ‘Hertz’ porosit 100 mijë automjete elektrike nga ‘Tesla’  

Kompania amerikane e automjeteve me qira ”Hertz” do të blejë 100 mijë automjete elektrike nga prodhuesi amerikan “Tesla”.

Në njoftimin e ”Hertz”-it thuhet se, ”interesi i klientëve për të marrë me qira automjete elektrike po rritet me shpejtësi dhe se për këtë arsye ata kanë vendosur të pasurojnë ofertën e tyre”.

Hertz massive Tesla Model 3 EV order sends interest rocketing - SlashGear

Duke theksuar se, ata kanë porositur 100 mijë automjete elektrike ”Tesla” deri në fund të vitit të ardhshëm, ”Hertz” tha se, kështu do të bëhej kompania me ofertën më të madhe në Amerikën e Veriut.

”Hertz” njoftoi se automjetet “Model 3″ me katër rrota elektrike të ”Tesla”-s do të jenë të disponueshme me qira në qytetet e mëdha amerikane dhe evropiane që në nëntor të këtij viti.

Tesla joins the $1 trillion club after deal with Hertz | Business | The Times

Gjithashtu është paralajmëruar investim në infrastrukturë dhe zgjerim i rrjetit të stacioneve të karikimit të automjeteve elektrike.

Menjëherë pas porosisë, vlera e aksioneve të ”Tesla”-s u rrit 9,0% ndërsa vlera e kompanisë tejkaloi një trilion dollarë.

Thumbs B C 47ea655f726c37294c63f05e7126fcba 768x432

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *