Ulje të temperaturave, njihuni me parashikimin e motit në ditën e sotme

Në vendin tonë parashikohet të jetë me alternime dhe kthjellime vranësirash të shpeshta gati gjatë gjithë ditës. Por herë pas here vranësirat pritet të pësojnë zhvillime duke krijuar mundësinë për rrjeshje të pakta dhe të izoluara shiu në zonat Veriore dhe ato pjesërist Lindore. Ndërsa pjesa tjetër e territorit nuk do të ketë rreshje.
Temperaturat e ajrit do vijojnë që të ulen në mëngjes, por do të rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3 gradë celcius deri në 17 gradë celcius. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatarja në det me shpejtësi 40km/h nga drejtimi Verior-Verilindor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Rajoni dhe Europa
Gadishulli Skandinav dhe Europa Qendrore do të jenë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave. Ndërsa Britania e Madhe dhe pjesa më madhe e Jugut të kontinentit do të jenë në ndikimin e vranësirave të shpeshta, të cilat do të sjellin reshje shiu, KU herë pas here në brigjet e detit të ZI do të jenë dhe në formë rrebeshi.

Kosova
Vijojnë masat e paqëndrueshme atmosferike të jenë prezente në Kosovë duke bërë që të mbeten vranësirat e shpeshta prezente të cilat do të sjellin herë pas here reshje shiu në një pjesë të mirë të territorit të Kosovës. Por pasditja dhe mbrëmja sjellin përmirësim gradual të motit.

Maqedonia e Veriut
Republika e MV do të mbetet në ndikimin kushteve të qëndrueshme atmosferike, të cilat do të sjellin sërisht reshje shiu në një pjesë të mirë të territorit të MV. Moti pritet të jetë më i qëndrueshëm në zonat Veriperëndimore të MV

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *