Sipas MeteoAlb, vijon ndikimi i 3 qendrave të fuqishme ciklonare, të cilat janë zhvilluar mbi Itali dhe gradualisht kanë përfshirë të gjithë vendin tonë duke sjellë rrebeshe shiu. Reshjet do të jenë me intensitet mesatar dhe herë pas here lokalisht intensive. Parashikohet që mesdita të ketë dhe intervale të shkurtra pa reshje.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 23°C.
Era do të fryjë e fortë me shpejtësi 70 km/h nga drejtimi Jugor – Juglindor duke sjellë në brigjet e detare dallgëzim mbi 6 ballë.
/Priza.al/