Ulsi Manja firmos/ Shqipëria çon në Dubai kërkesën për ekstradimin e Durim Bamit

Ministria e Drejtësisë ka nisur zyrtarisht kërkesën për ekstradimin e shtetasit Durim Bami në autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Kjo kërkesë është dërguar në rrugë shkresore dhe elektronike.

Ministria e Drejtësisë ka marrë njoftim nga Ministria e Jashtme se kërkesa dhe dosja për shtetasin Bami janë marrë në dorëzim nga pala arabe.

Bami u arrestua me 12 qershor 2024 .Ai është pjesë e dosjes “Revanshi ” ku akuzohet për 4 vepra penale, nga sigurimi i kushteve për vrasje deri tek grup i strukturuar kriminal, kultivim droge dhe kryerje të veprave penale nga organizata kriminale, ose grup i strukturuar kriminal.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *