Bllokim automjeti, nëse shoferët nuk paguajnë gjobën brenda 30 ditëve. Ky ka qenë njoftimi i ri i cili, ka ardhur nga Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor.
Lajmin e ka bërë të ditur, Shefi i Sigurisë Rrugore, Skënder Ismaili. Ai tregon se të gjithë ata që do të kapen dhe marrin gjobë, duhet ta paguajë atë brenda 30 ditëve, në të kundërt do t’i bllokohet mjeti.
“Secili person që kapet dhe ndëshkohet me një masë administrative, ai duhet ta likuidojë brenda afateve të caktuara. Dhe kush nuk e likuidon brenda 30 ditëve, nëse ai kapet në qarkullim behët ndalimi administrativ i mjetit dhe çdo person që ka një ose më shumë gjoba, në rast se nuk i likuidon nuk i ofrohet shërbim në Drejtorinë e Përgjithshme të Transportit Rrugor”, tha ai.
Sakaq, kujtojmë se prej fillimit të vitit në të gjithë vendin janë shënuar 414 aksidente rrugore. Ku mes tyre 44 viktima, 49 persona të plagosur rëndë dhe 462 të plagosur lehtë.