Ultra-konservatori Ebrahim Raisi do të jetë presidenti i ri i Iranit

Iranianët votuan për presidentin e ri në kulmin e krizës ekonomike. Pas numërimit të një numri të madh të votave, zgjedhjet i fitoi konservatori Ebrahim Reisi, duke fituar më shumë se 62.2% të votave, sipas rezultateve zyrtare.

Pas numërimit të një numri të madh të votave, Ebrahim Raisi ka arritur ndërkohë një distancë shumë të madhe votash para konkurrentëve të tij, bëri të ditur një zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Iranit. Bazuar mbi të dhënat e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, 62% e votave janë dhënë për konservatorin Raisi. Të tre konkurrentët në zgjedhje e uruan ndërkohë Reisin 60 vjeçar për fitoren e zgjedhjeve. Konservatori Ebhraim Raisi konsiderohej që më parë si kandidat me më shumë shanse.

Nga 28.6 milionë vota të numëruara, Raisi mori “më shumë se 17,800.00”, tha Jamal Orf, kryetari i Komisionit Kombëtar Zgjedhor, në një konferencë shtypi në Teheran.  Sipas shifrave zyrtare të lëshuara nga Orff, ish komandanti i Gardës Revolucionare Mohsen Rezai doli i dyti me më shumë se 11.5% të votave, përpara Presidentit të Bankës Qendrore të Iranit Abdolnasser Hemati (8, 3%) dhe Amirhossein Gazizadeh Hashemi (3.4%) . Më shumë se 14% e fletëve të votimit ishin bosh ose të pavlefshme.

Ndërrim i kursit politik Presidenti ende në detyrë, Hasan Rohani tha në një fjalim televiziv, se në raundin e parë zgjedhor është zgjedhur kreu i ri i shtetit, pa thënë emrin e fituesit. „Urimet zyrtare nga ana ime do të vijnë më vonë, por ju e dini, se kush ka marrë vota sa duhet në këto zgjedhje e kush u zgjodh nga populli.”

Për shkak të ‘flamës’ botërore e pjesëmarrjes së ulët në zgjedhje, u shtynë oraret e hapjes së qendrave zgjedhore. Deri të premten në mbrëmje ishte regjistruar një pjesëmarrje në zgjedhje prej 37% nga 59 milionë votues. Nga shtatë kandidatët e lejuar për zgjedhje, në garë hynë në fund vetëm katër prej tyre. Një klerik ultrakonservator, një reformator, një ish-gjeneral dhe një përfaqësues i politikës së ashpër. Fituesi Ebrahim Raisi konsiderohet si njeri i besuar i kreut më të lartë shpirtëror e politik të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei.

Sipas vëzhguesve, presidenti i ri nuk do të vazhdojë kursin e moderuar politik të presidentit Rohani. Në fushatën zgjedhore ai u fokusua tek temat ekonomike dhe luftimi i varfërisë dhe korrupsionit në vend. Megjithatë pa negociata me SHBA mbi të ardhmen e marrëveshjes atomike të nënshkruar në vitin 2015 dhe heqjen e sanksioneve, Irani nuk del dot nga kriza ekonomike.

/Burimi BBC/ përhtati në shqip Priza.al/

TAGGED:
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *