Umtiti përshëndetet me lojtarët e Barçës, Ansu Fati ka një mesazh për mbrojtësin

Samuel Umtiti do të nisë një aventurë të re në Serie A, teksa për sezonin e ri do të mbajë veshur fanellën e skuadrës së Lecces.

Në këtë mënyrë mbrojtësi kalon në huazim te ekipi italian, ndërsa dita e sotme ishte dhe momenti për të përshëndetur katalanasit.

Por pas përshëndetjes me lojtarët, Ansu Fati e ka uruar edhe nëpërmjet rrjeteve sociale, ndërsa e ka falënderuar që është kujdesur si të ishte vëllai i vogël.

“Paç fat Sam! Faleminderit që kujdesesh për mua si vëllai yt i vogël, për të gjitha këshillat dhe të qeshurat së bashku. Të uroj gjithë të mirat në këtë fazë të re, do të më mungosh”, ka shkruar Ansu Fati.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *