“Unë as qenin nuk e lë dot”/ Dorina Mema pas surprizës së Oltës: Djali është shumë i vogël, duhet të dalësh

Aktorja e njohur Olta Gixhari mori Prime-n e fundit një surprizë shumë emocionuese brenda shtëpisë së “Big Brother”. Ajo pa të birin 2 vjeçar, Amar prej të cilit është shkëputur prej më shumë se një muaji.

Olta u mbush në lot teksa shihte pamje të të birit dhe padyshim u emocionua i gjithë publiku. Por trajneria e fitnesit Dorina Mema, ka sugjeruar se Olta duhet të lerë lojën për djalin pasi ai është shumë i vogël. Dorina Mema ka zbuluar githashtu se ka refuzuar te jetë pjesë e BB VIP, vetëm se nuk mund të linte qenin vetëm.

“Shumëëë i vogël! Duhet të dalësh e të shkosh te ai. Është shumë i vogël. Unë as qenin se lë dot kaq ditë vetëm. Nga Booja (qeni) nuk u futa në Big. S’ka fare rëndësi Big Brother përpara fëmiut. Po të isha unë do kisha vrapuar nga ajo derë. Nuk po gjykoj Oltën, mos më keqkuptoni, po gjykoj situatën. Është shumëëëë i vogëlllllllll. Olta çfar guximi. Unë jetoj vetëm për Irsin. Është 21-vjeç, sa një krriç dhe se braktis dot.

Miqësisht them. Koha me fëmijët që rriten shpejt nuk ka asnjë çmim. Do jepja jetën ta jetoja edhe njëherë moshën e Irisit bebe, por më kanë ngelur vetëm fotot. Ndoshta e kam të theksuar prindin HERO. Ndoshta është gabim se humbe. Por unë do e kisha lënë lojën”,- shkruan Dorina.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *