“Unë bëj botox që të kem lëkurë të tendosur”, Zogu i Tiranës e pranon: Që 17 vjeç kam fryrë buzët

Hermes Nikaj, i njohur ndryshe si Zogu i Tiranës ka pranuar ndërhyrjet që ka bërë në fytyrë. Ai tha se ndërhyrjen në buzë e ka bërë në moshën 17-vjeçare, kur sapo kishte dalë në skenë, por tani sipas tij i kanë rënë dhe nuk ka ndërhyrë më.

“Unë bëj botox që të më rrijë lëkura më e tendosur. Pjesën e ballit e ngrita pak që të më rrijë më bukur. Meshkujt mbajnë top listën për ndërhyrjet. Ja lëkura rri shumë super. Unë dua vetëm të qesh, të kërcej. Ne jemi artistë duhet ta mbajmë veten. Në moshën 17 vjeç kam fryrë buzët, por tani më kanë rënë. kam qenë bashkë me një shoqen time artiste, ishte koha atëherë që sapo dola në skenë”, tha Zogu i Tiranës në ‘Shqipëria Live’.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *