“Unë e bëj, ai jo” Berisha fton Ramën në debat

Kreu i “Rithemelimit” Sali Berisha, ka mbajtur ditën e sotme, konferencën e përjavshme për shtyp. Gjatë fjalës së tij, Berisha ka përsëritur thirrjen drejtuar kryeministrit Rama, për një debat përpara publikut.

Berisha:Rama nuk i nxjerr dot kandidatët në studio sepse mbi ta rëndojnë dhjetëra e qindra milionë euro fatura vjedhje në projekte nga më të ndryshme. Përsëri ftesën ndaj Ramës të vijë në debat, të paraqesë para shqiptarëve gjithçka ai e konsideron se i shërben interesit të pushtetit të tij.

Nuk vjen dot, unë e bëj, por ai nuk e bën dot.

Rëndojnë afera të tmerrshme mbi shpatullat e tij dhe unë ia nxjerr dokumentet para shqiptarëve një e nga një. Të vijë në debat dhe do i rreshtoj jo vetëm vjedhjet me firmat e tij fap fap e paf paf, por edhe familjarët e tij në tendera.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *