“Unë isha Zoti”, historia tronditëse e 23-vjeçarit që masakroi familjen kur ishin në gjumë (FOTO)

Kur Ronaldo rrëfeu historinë makabre, ai e nisi duke thënë: Sapo fillova të vrisja, thjesht nuk mundesha të ndaloja më. Gjatë natës ai vrau familjen e tij, duke përfshirë dy prindërit dhe katër motrat e vëllezërit më të vegjël. Motra 13-vjeçare dhe e ëma ishin zgjuar, kur ai iu drejtoi armën e i marrë jetën.

Masakra e vitit 1974 në Long Island të SHBA-së, tmerroi botën dhe vrasësi u dënua me burg përjetë për atë që kishte bërë. Por në lidhje me shtëpinë ku u krye vrasja e gjithë familjes, qarkullojnë shumë histori dhe pretendime tronditëse.

Ronald DeFeo at a court hearing in 1992 - he died on Friday at the age of 69 while serving life for the murders of his parents and four siblings in Amityville, New York

Një familje e cila bleu këtë shtëpi disa vite pas ngjarjes së rëndë që ndodhi aty, u largua pas 28 ditësh të tmerruar, pasi pretendonin se shtëpia përndiqej nga shpirtra.

Historia e vrasjes

DeFeo ishte vetëm 23-vjeç kur mori në dorë armën, dhe shkoi në çdo dhomë të shtëpisë, duke vrarë të gjithë pjesëtarët e familjes së tij. Viktimat u gjetën me fytyrë poshtë në shtretërit e tyre. Rreth orës 18:30, DeFeo hyri në një lokal dhe kërkoi ndihmë, duke pretenduar se dikush i kishte vrarë familjen. Por dyshimet ranë menjëherë mbi të, dhe shumë shpejt ai pranoi që kishte kryer vrasjen e shumëfishtë.

Neighbours watched on in horror as six bodies were removed from the house in 1974

‘Nëse unë nuk do të vrisja familjen time, ata do të më vrisnin mua. Ajo që bëra ishte vetëmbrojtje, dhe ndërsa mora armën në dorë e kisha shumë të qartë kush isha, unë isha Zoti”, tha ai në gjyq.

Në 21 dhjetor të vitit 1975, DeFeo u dënua me 125 vite burg. Ai vdiq në burg ndërsa ishte duke kryer dënimin. Krimet e tij tmerruan Amerikën, por ishte vetë skena e krimit që shpejt u bë burimi më i madh i terrorit.

(Back row, left to right): John, Allison and Marc (Front row, left to right) Dawn and Ronald Jr

Familja duke ikur nga terrori

Shtëpia qëndroi bosh për 13 muaj, derisa familja Lutz e bleu pronën për 80.000 dollarë në dhjetor të vitit 1975. Ata u vunë në dijeni rreth asaj çfarë kishte ndodhur në atë shtëpi, por gjithsesi vendosën ta blinin.

Për tu ndjerë më të sigurtë, ata morën një prift që t’i bekonte shtëpinë, dhe këtu fillon mankthi. Ndërsa prifti ishte duke kryer ritet, ai dëgjoi një zë mashkullor i cili i kërkoi të dilte jashtë nga shtëpia. Atë Ray Pecorare në fillim nuk e vuri në dijeni çiftin për zërat që dëgjoi, por i paralajmëroi ata që të qëndronin larg dhomës ku ai kishte dëgjuar zërat.

James Brolin and Margot Kidder played George and Kathy Lutz in The Amityville Horror (1979)

Disa ditë më pas, prifti u sëmur me simptoma të ngjashme me gripin, dhe duart e tij filluan të gjakoseshin. Nga ana tjetër, çifti po përballej me fenomene të çuditshme që po ndodhnin në shtëpinë e tyre. Ata deklaruan se në shtëpi dëgjoheshin tinguj të çuditshëm, dhe se dera kryesore mbyllej me forcë në mes të natës.

Burri i shtëpisë tha që atij i dilte gjumi çdo natë rreth orës 3:15 të mëngjesit, e njëjta orë kur DeFeo kishte kryer vrasjen e familjes së tij në këtë shtëpi.

The lever-action rifle DeFeo used in the horrific slaughter of his family

Pas gjithë këtyre ndodhive, çifti u largua nga shtëpia vetëm një muaj pasi ishin shpërngulur aty. Shtëpia ka qenë për shumë kohë në treg, dhe ka qenë shumë e vështirë që të gjendej një blerës për të.

Më në fund ajo u shit për 605.000 dollarë, dhe pronarët aktualë i kanë ndryshuar asaj plotësisht pamjen. Në vitin 2010, qindra njerëz prisnin në radhë për të parë shtëpinë, por ata nuk u lejuan që të shkonin në katet e sipërme, apo në bodrum.

The house still stands in Amityville, New York, to this day

Përshtati:Priza.al/ Burimi:The Sun

https://www.thesun.co.uk/news/14353427/ronald-defeo-jr-dead-amityville-horror-true-story/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *