Fisnik Syla dhe këngëtarja e njohur Fjolla Morina janë dyshja më e përfolur së fundmi në median rozë. Lidhja e tyre dhe siuatat që pasuan atë deri te ndarja kanë bërë një zhurmë të madhe në rrjet. Së fundmi biznesmeni ka hënë një intervistë dhe ka folur mbi martesën e tij me këngëtren kosovare.
Ai shprehet s tani që sheh pas është shumë i penduar që ka marrë atë vendim dhe u martua me Fjollën. Gjithashtu biznesmeni shton se bezdiset nga fakti që kudo në media përmendet si bashkëshorti i saj, duke treguar së ai është nnjë person i formuar vetë.
Unë jam Fisnik Syla, unë njihem edhe më parë në portalet belge si një biznesmen i suksesshëm dhe si deputet në komunën ku jetoj dhe nuk kam qejf të njihem si partneri i saj”,– u shpreh Syla.
Ju kujtojmë që një javë më parë nëpërmjet një videoje në instagram Fisniku tregoi se nuk ndikohet aspak nga ajo çfarë thonë të tjerët.
“Folni sa të doni, se s’po ju dëgjohet, çdo herë që po flisni për mua, thesari veç po më shtohet”. Duke qenë një personazh publik dhe i njohur, ai shpesh komentohet për jetën e tij private, madje ketë gjë ai e ndan vetë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, duke postuar imazhe nga përditshmëria dhe projektet e tij.
Syla njihet për jetën luksoze që bën, e kjo vihet re sidomos nga udhëtimet në vendet e shtrenjta ku udhëton. Para disa kohësh u zbulua se Fisniku ishte denoncuar për një mashtrim. Biznesmeni ishte paditur nga një kompani kosovare, për mospagimin e dy makinave të blera në vitin 2021.
Vlera e parave që Syla duhej t’i paguante kompanisë ishte 50 mijë euro. Por vetëm dy ditë më vonë, makinat u rishiten te një tjetër biznes, për 31 mijë euro, para të cilat Fisnik Syla i mori kesh dhe u largua për në Dubai.