Java e kaluar ishte një javë shkarkimesh në Premier Ligë, duke filluar me Antonio Konte dhe të dielën, pas largimeve të Brendan Roxhers dhe Graham Poter, shënoi një rekord të ri shkarkimesh trajnerësh në historinë e ligës, me 12 deri tani në 1 sezon.
Të martën, Çelsi do të përballet me Liverpulin në “Stamford Bridge”, me ish-asistentin e Poter, Bruno Saltor në pankinë. Dhe siç pritej, Jyrgen Klop është pyetur në konferencën për mediat për fenomenin e shkarkimeve të fundit.
“Çfarë mund të them, mendoj se… ‘elefanti në dhomë’ është arsyeja pse unë jam ende këtu në këtë botë të çmendur! Unë jam i mbijetuari i fundit…