“Unë jam martuar i vogël”/ Rama rrëfen detaje nga jeta private, ka edhe një mesazh për rininë shqiptare që nuk duan të jetojnë me vjehrrin e vjehrrën

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se në këtë mandat qeverisës, të rinjve shqiptarë që duan të martohen dhe të krijojnë familje e të kenë një shtëpi të tyre më vete, do u jepet mundësia për banesa sociale të ndërtuara në masë si modeli i shtëpive të rindërtimit.

Rama kujtoi këtu edhe historinë e tij kur tha se “ju e dini që jam martuar i vogël” dhe u dha të drejtë të rinjve që “nuk duan të jetojnë me vjehrrin e vjehrrën”.

Edi Rama: Kemi hyrë në këtë mandat me një eksperiencë shumë të madhe e të re fale procesit të rindërtimit, prandaj ky katër vjeçar është edhe koha e duhur për të hedhur themelet për një proces të ri përkujdesjeje shoqërore, duke kthyer tani modelin e rindërtimt në model të ndërtimit në masë të shtëpive sociale.

Të shtëpive për ata që nuk kanë mundësi qofshin më të varfër apo të rinj që martohen, e me të drejtë duan të bëjnë atë që kam bërë unë që kur isha i vogël se ju e dini jam martuar i vogël, nuk duan të jetojnë me vjehrrin e vjehrrën, duan shtëpi më vetë.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *