Një 42-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane. Burime bëjnë me dije se ai ka kërcënuar dhe fyer policët dhe më pas ka tentuar t’i godasë. Gjithçka ka nisur me një denoncim pasditen e së enjtes.
Shqiptari është denoncuar nga kunata pasi po zihej me motrën e saj. Mediat italiane raportojnë se burri ishte në gjende të dehur. Policët i ranë në mënyrë këmbëngulëse ziles së derës dhe në momentin që e hapi shqiptari dukej i inatosur.
Ai shqiptonte vazhdimisht fraza të pakuptimta dhe përsëriste se ishte ai zoti i shtëpisë. Shtëpia e tij ishte përmbysur dhe nuk kishte njeri brenda. Gruaja e tij së bashku me tre fëmijët u gjet nga agjentët në rrugë duke qarë.
Ajo tha se burri ishte kthyer në shtëpi i dehur dhe mes tyre kishte lindur një debat i ashpër që më pas e kishte detyruar të largohej nga shtëpia me fëmijët.
Në momentin e arrestimit 42-vjeçari sulmoi policët. Madje rrugës për në komisariat ai vazhdoi t’i kërcënonte efektivët me vdekje.