“Unë u mërzita me të sepse…”/ Fabregas tregon se si Messi ishte pranë nënshkrimit me Barcelonën, por u transferua tek PSG

Pak e prisnin transferimin e argjentinasit Lionel Messi tek Paris Saint-Germain. Mes njerëzve, i befasuar është mesfushori spanjoll Cesc Fabregas. Ai tregoi një sfond të veçantë me transferimin e “La Pulce”.

Fabregas është shprehur për “Prime Video”: “Isha me pushime me të një javë para se të njoftohej lamtumira e tij. Ai më tha se ishte shumë afër nënshkrimit me Barcelonën dhe se javën tjetër ai do të rifillonte stërvitjen,”– ka thënë Fabregas.

“Pesë ditë më vonë, unë u mërzita me të dhe ai më tha, se nuk ishte më e mundur dhe se klubi i kishte kërkuar të largohej.”

U bë më shpejt se u tha. Lionel Messi i tha lamtumirë Barcelonës për të kaluar në Ligue 1 te Paris SG: “Unë e di se ai është shumë i lumtur tani. Në Paris, ka shumë lojtarë që ai i njeh dhe që flasin spanjisht. Natyrisht ai është shumë i lumtur. Gjithashtu, edhe unë jam i lumtur, që do ta sfidoj atë si kundërshtar me Monakon”.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *