Edhe pse numri për aksesin në arsim ka qenë në rënie për më shumë se 20 vjet, shifrat vazhdojnë te mbeten alarmante, njofton UNESCO. Pasi 244 milionë fëmijë në mbarë botën nuk shkojnë në shkollë.
Në një deklaratë drejtoresha e përgjithshme e UNESCO-s, Audrey Azoulet tha se :
“Askush nuk mund ta pranojë këtë situatë. Arsimi është një e drejtë dhe ne duhet të bëjmë gjithçka për të garantuar që kjo e drejtë të respektohet për çdo fëmijë ”
Nga 244 milionë fëmijë të moshës 6 deri në 18 vjeç që nuk shkojnë ne shkollë, më shumë se 40%, ose 98 milionë, jetojnë në Afrikën Sub-Sahariane.