Unicef ka ngritur alarmin së 1.5 milionë fëmijë ukrainas rrezikohen të jenë në prag urie si pasojë e pushtimit Rus në Ukrainë.
Nga rreth 3.2 milionë fëmijë të mbetur në Ukrainë, gati gjysma e tyre do të përballen me ushqim të pa mjaftueshëm. Sulmet që janë bërë në infrastrukturën e sistemit të ujit dhe mungesa e energjisë elektrike kanë lënë rreth 1.4 milionë njerëz në errësirë dhe pa ujë Ukrainë.
4.6 milionë njerëz të tjerë kanë akses të kufizuar, ku kjo është bërë e ditur përmes një deklarate nga Unicef. Përveç kësaj më, 10 prill, Ohchr ka konfirmuar se 142 fëmijë kanë mbetur të vrarë dhë 299 të plagosur.