Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) ka paralajmëruar se 25 milionë nigerianë do të përballen me krizë ushqimore në vitin 2023. Në deklaratën e bërë nga UNICEF, u tërhoq vëmendje nga raporti i tetorit 2022 i organizatës së mbështetur nga OKB-ja, “Cadre Harmonise”.
Duke theksuar se konflikti, ndryshimet klimatike, inflacioni dhe rritja e çmimeve të ushqimeve kanë arritur në nivele alarmante, u tha se 17 milionë njerëz mund të përballen me krizë ushqimore për këto arsye. Theksohet se 3 milionë nga 17 milionë njerëz në rrezik janë në zonat ku aktivitetet terroriste janë intensive, dhe ku ka raste të rrëmbimit dhe zhvatjes me armë dhe kjo e vështirëson aksesin e ushqimit.
Sipas Agjencisë Kombëtare të Menaxhimit të Emergjencave, përmbytjet gjatë sezonit të shirave të vitit 2022 dëmtuan më shumë se 676.000 hektarë tokë bujqësore, duke rezultuar në uljen e të korrave.
Në deklaratë theksohet se fëmijët janë jashtëzakonisht të rrezikuar ndaj pasigurisë ushqimore dhe afërsisht 6 milionë nga 17 milionë nigerianë janë fëmijë nën moshën 5-vjeç, që jetojnë në shtetet e Borno, Adamawa, Yobe, Sokoto, Katsina dhe Zamfara.