Uniformat e policisë/ SPAK vë në hetim zyrtarë të tjerë të Ministrisë. Tenderi rrezikon të fundosë titullarë të lartë  

Uniformat e Policisë së Shtetit, duket se do të jetë tenderi i radhës që do t’i bëjë “gropën” një numri jo të vogël titullarësh në Ministrinë e Brendshme dhe madje mund të “hajë edhe kokën” e ndonjë figure të lartë të PS-së.

Prokuroria e Posaçme SPAK, është duke verifikuar një sërë zyrtarësh të tjerë të Ministrisë Brendshme, për shkeljet me tenderin e uniformave të Policisë që ka vënë deri tani në pranga 8 persona dhe një tjetër në arrest shtëpie.

2 800 euro një uniformë polici, ky është tenderi që i “hëngri kokën” zyrtarëve në Ministrinë e Brendshme - News1.al

 

SPAK po verifikon në bazë dokumentacioni dhe ka në hetim dosjen për të cilën deri tani, ka ngritur vetëm akuzën e shkeljes së barazisë në tender, duke akuzuar Edlira Naqellarin dhe 8 zyrtarët e tjerë, anëtarë të komisioneve që dhanë dritën jeshile për kompaninë që doli fituese.

Procedura e tenderit zgjati tej afateve ligjore, ndërsa mësohet se zyrtarët kanë përshtatur kriteret me ofertën e kompanisë fituese dhe më tej, kanë ndërhyrë në specifikimet e uniformës së punonjësve të Policisë.

Të tjerë zyrtarë të MB nën hetim për tenderin me uniformat e policisë/ Kreu i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave doli kundër dhe nuk pranoi të firmosë (DETAJE)

Në këtë mënyrë, ata kanë shpallur fituese për tenderin që kapte vlerën e 27 milionë eurove, një kompani që nuk plotësonte kriteret.

SPAK vlerëson se zyrtarë dhe ish-zyrtarë të tjerë mund të kenë dijeni dhe mbajnë përgjegjësi për paracaktimin e fituesit, duke bërë verifikime në bazë dokumentacioni dhe kompetence në nivele më të larta.

Anullohet tenderi për uniformat e policisë

Dëshmia më e fortë kundër të arrestuarve është ajo e kryetarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, i cili mësohet se ka dale kundër tenderit të uniformave dhe madje nuk ka pranuar ta firmoste atë. Procedurat për këtë tender me vlerë afro 28 milionë dollarë, kanë nisur që në vitin 2019.

I gjithë procesi është shoqëruar me dritë hije, pasi është anuluar dhe rihapur si garë, ka pasur ndryshime të specifikimeve teknike, të pjesëmarrësve, derisa në korrik të viti të shkuar u përmbyll duke shpallur fitues një konsorcium të udhëhequr nga kompania “D&E”, me administrator Ismail Kadiun.

Tenderi për uniformat e Policisë, MPB i përgjigjet akuzave të PD - Balkanweb.com - News24

Shkelja e parë e kryer nga zyrtarët e Ministrisë së Brendshme, është procedura e tenderit.

Se dyti, ata kanë bashkuar tre objekte në një, çka do të thotë se një kompani mund të kualifikohej nëse kryente shërbime për të paktën 3 zëra. Se treti, zyrtarët e ministrisë kanë ndërhyrë në zërat e tenderit në mënyrë që të përshtateshin me ofertën e kompanisë që e ka fituar tenderin.

Tahiri dhe Xhafaj dështuan me tenderët, Edi Rama i “sfidon”, shpall tenderin 13 mln euro për uniformat e policisë – Korrieri.net

Nëntë zyrtarët e arrestuar pritet të dalin të hënën përpara gjykatës për masën e sigurisë. Të gjithë akuzohen për “Shkelje të barazisë në tenderë”. Sipas Prokurorisë se Posaçme, të arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë sjellë avantazhe dhe privilegje të padrejta në kualifikimin e operatorit fitues.

Tenderi me uniformat e Policisë, si u paracaktua fituesi i 2,8 miliardë lekëve

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *