United i vjen në ndihmë Ronaldos për regjistrimin, sulmuesi i Al-Nassr mund të transferohet në Manchester

Manchester United mund të ndihmojë Cristiano Ronaldon pasi thuhet se ka bërë një ofertë për shokun e tij të skuadrës në Al Nassr, Vincent Aboubakar.

Siç dihet, CR7 akoma nuk është regjistruar në klubin e Arabisë Saudite, pasi dikush nga lojtarët e huaj duhet të largohet nga ekipi, në mënyre që t’i bëhet vend portugezit.

Djajtë e Kuq janë në kërkim të një sulmuesi të ri pasi kërkojnë të zëvendësojnë vetë Ronaldon, i cili u largua nga klubi pas intervistës së tij shpërthyese me Piers Morgan.

Nëse Aboubakar shkon në Manchester, automatikisht diçka e tillë do të lejonte Al Nassr të regjistronte Cristiano Ronaldon.

Anglezët dështuan të nënshkruajnë me objektivin kryesor Cody Gakpo pasi ai zgjodhi të bashkohej me Liverpoolin, e tashmë fokusi duhet të jetë në objektiva të tjerë.

Sipas gazetës saudite OKAZ, Al Nassr po përpiqet të transferojë sulmuesin Vincent Aboubakar drejt Manchester United dhe një huazim shihet si mundësi e mirë.

Klubi saudit duhet të largojë një nga lojtarët e tyre të huaj jashtë ekipit në mënyrë që të regjistrojë Ronaldon.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *