Universitetet/ Mbyllet raundi i dytë, mjekësia dhe degët e inxhinierisë më të preferuarat

Në përfundim të raundit të dytë të regjistrimeve, 19 400 maturantë kanë zgjedhur degën e tyre të studimit në një nga universitetet e vendit. E thënë ndryshe, 91% e tyre do të nisin vitin e ri akademik 2022-2023. Sa i takon degëve më të preferuara, Mjekësia dhe Inxhinieria qëndrojnë në krye të listës, të pasuara nga Ekonomiku dhe Juridiku.

“Në raundin e dytë janë regjistruar rreth 4000 maturantë nga 6000 që aplikuan, që do të thotë se 2000 maturantë që nuk u regjistruan kanë mundësi të riaplikojnë për raundin e tretë plus këtyre do ti shtohen 1300 maturantë nga vitet e kaluara që kanë aplikuar me formularin A1Z. Degët e mjekësisë, mjekësi e përgjithshme, stomatologji, infermieri dhe inxhinieritë patën një ecuri shumë të mirë, veçanërisht tekonologjia e informacionit, por dhe degë që lidhen me ndërtimin”, tha drejtori i Rrjetit Akademik Shqiptar Arjan Xhelaj.

Gjithashtu ai shton shton se interesi për mësuesinë dhe degët prioritare vazhdon që të jetë stabël.

“Ka një ecuri që deri diku vjen duke u ulur në degët e shkencave ekzakte apo degë bujqësore. Kërkesa është stabël në mësuesi, duke pasur parasysh se ata që përzgjedhin kryesisht ikin në mësuesi, me gjithë iniciativën që u mor për ta ulur mesataren për ata që nuk dalin mësues”, ka shpjeguar ai.

Raundi i fundit i aplikimeve për fakultet do të zgjasë nga 19 deri më 21 tetor./vizion

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *