U gjetën të vrarë dy oficerë policie bullgarë këtë të enjte pas përballjes me një autobus që kishte hyrë ilegalisht në vend me 47 emigrantë.
Mësohet se ngjarja të ketë ndodhur rreth orës 05:00, në qytetin Burgas.
Autobusi me emigrant, kombësia e të cilëve nuk bëhet e ditur, nuk ka pranuar tu ndalojë dy pikave kontrolli nga policia kufitare.
Autobusi me targa turke kishte hyrë në një zonë të banuar kur oficerët e policisë ndaluan makinën e tyre përpara tij. Autobusi përplasi automjetin e policisë dhe më pas u përplas me një stacion autobusi.
Më pas, të dy efektivët që ndodheshin brenda mjetit të policisë u qëlluan dhe u vranë. Të shtënat besohet se erdhë nga brenda autobusit me emigrantë, por nuk dihet nëse ka qëlluar drejtuesi i shoferit apo ndonjë nga emigrantët ilegalë.
Deri më tani, nuk është ngritur asnjë akuzë kundër shoferit.
Bullgaria ka shërbyer për transportimin e emigrantëve nga Lindja e Mesme dhe Afganistani për në Evropë. Vetëm një numër i vogël i tyre planifikojnë të qëndrojnë aty, por shumë prej tyre zgjedhin ta përdorin Bullgarinë si një korridor tranziti në rrugën e tyre drejt perëndimit.