Kanada/ Një ngjarje sa e çuditshme aq edhe qesharake ka ndodhur në Kanada, ku një ari i zi, i cili sipas mediave vendase peshonte rreth 75 kilogramë, ka arritur të ngjitet në majë të një peme.
Siç duket edhe nga pamjet, ariut i kanë tërhequr vëmendjen foletë e lejlekëve dhe përveç kureshtjes, sigurisht që ka qenë edhe i uritur.
Një çift i cili jetonte afër pemëve të larta në Seven Township, ka parë diçka të zezë e të madhe në majë të pemës dhe më pas kanë kuptuar se bëhej fjalë për një ari të vogël por që peshonte shumë.
Ende nuk dihet sesi ka arritur ariu që të ngjisë një pemë 75 metra të lartë dhe kurioziteti më i madh është: Ari si do të zbresësh që atje?
/Burimi: Daily Mail/ Përshtati: Priza.al/