Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, që nuk bën gjë tjetër veç se shijon gjithmonë pushime, nuk lë pas dore edhe fotot seksi në rrjetet sociale.
Ajo ka ndarë me ndjekësit në rrjete këtë herë disa imazhe duke u larë në një pishinë dhe në pah ka nxjerrë format e bëshme të gjoksit të saj.
Por ajo që bie menjëherë në sy tek fotot që ka postuar, si gjithmonë është tepria me ‘photoshop-in’, që shpesh këngëtarja e përdor keq.
Por këtë herë ndjekësit kanë vënë re një diçka paksa të çuditshme mbi gjoksin e saj.
Në njërën fotot asaj i ishin shfaqur tre nishane radhazi mbi gjoks, në një kohë që në një të ngjashme i kishte eliminuar. Duke parë foton me hollësi 3 nishanet e zinj radhasi asaj i janë shfaqur mbi vetull (po të njejtët), pra ata që i kishte mbi gjoks.
Por më shumë se sa bukuria e gjoksit që të huton, fansat këtë herë janë shqetësuar për njollat mbi gjoks. Ata i kanë sugjeruar që ndoshta do të ishte mirë që këngëtarja edhe pse në moshë të re, të vizitohej tek një mjek lëkure dermatolog, ose pse jo, të bënte edhe një mamografi.
Por enca duhet edhe të vensos: nishanet i ka mbi gjoks apo mbi vetull…?
Vlen ë përmendet se këngëtarja këto kohë ka qenë e tërhequr nga koncertet. Ajo vendosi që verën t’ia dedikojë pushimeve, duke anuluar kështu çdo koncert.
/Priza.al/