Gazetarja Morgan Gisholt Minard, ka bërë publike në rrjetin social ‘Twitter’ një ngjarje të pazakontë ashtu sikurse shumë të sikletshme. Ndërsa po drekonte sëbashku me prezantuesin e BBC Jon Sopel dhe grupin e tij të xhirimit në hotelin ‘Cornwall’, në tavolinën e tyre është shfaqur Presidenti i Amerikës Joe Biden, i cili aktualisht ndodhet në Britaninë e Madhe. Siç shihet në videon e Morgan, gazetare e BBC , stafi është detyruar të ngrihet nga tavolina për ti liruar vendin Presidentit dhe Zonjës së Parë Jill Biden
‘Ka pak raste që do të ndihesha e detyruar të hiqja dorë nga tryeza ime … Unë mendoj se ky është një përjashtim. Mirësevini në Cornwall,’– shkruan ajo, krahas videos.
When the US president sits at your table in the bar https://t.co/UQsmKhSr1f
— BBC News (World) (@BBCWorld) June 11, 2021