Aksident në Prrenjas, 3 persona të plagosur

Tre persona kanë mbetur të plagosur sot në një aksident në aksin Qafë Thanë-Përrenjas.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm. Burime zyrtare bënë me dije se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Njoftimi i policisë:

“Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor “Qafë Thanë – Prrenjas”, automjeti me drejtues shtetasin E. Rr., 34 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin P. K., 50 vjeç. Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar shtetasi E. Rr.dhe shtetasit I. B., rreth 65 vjeç dhe N. K., 73 vjeçe (pasagjerë në automjetin me drejtues shtetasin P. K.), të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të aksidentit.”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *