Urdhër-arrest për Putin/ Moska zyrtare: Letër higjienike, pa kuptim në vendin tonë

Rusia ka reaguar lidhur me urdhër arrestin për Putinin nga Gjykata Ndërkombëtare Penale.

Ish-udhëheqësi rus Dmitry Medvedev e ka krahasuar këtë vendim me “letrën higjienike”. Ai shërbeu si president i Rusisë midis disa prej mandateve të Putinit, dhe më vonë pati një mandat të gjatë si kryeministër.

Rusia i ka mohuar vazhdimisht akuzat për krime lufte gjatë pushtimit të Ukrainës. Kremlini gjithashtu ka thënë vazhdimisht se nuk e njeh juridiksionin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale.

Duke iu përgjigjur urdhrit të arrestit kundër Putinit, një zëdhënëse e ministrisë së jashtme ruse thotë se ai nuk ka asnjë rëndësi: “Vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare Penale nuk kanë asnjë kuptim për vendin tonë, përfshirë edhe nga pikëpamja juridike. Rusia nuk është palë e Statutit të Romës të Gjykatës Ndërkombëtare Penale dhe nuk ka asnjë detyrim sipas tij. Rusia nuk bashkëpunon me këtë organ dhe “recetat” e mundshme për arrestim që vijnë nga Gjykata Ndërkombëtare do të jenë ligjërisht të pavlefshme për ne.”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *