SPAK ka lëshuar ditën e djeshme 15 urdhër-arreste pas hetimeve për inceneratorin e Tiranës, ndërsa sot janë arrestuar 4 persona.
Mësohet se në pranga kanë rënë: Namik Simixhiu, Taulant Tushe, Bledar Karoli dhe Jetmir Llapaj. Ndërkohë në kërkim është shpallur Erjon Murataj, pasi ndodhet jashtë vendit. Kujtojmë së më 1 gusht, Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK firmosi vendosjen e sekuestros preventive ndaj kompanisë “Integrated Energy B.V. S.P.V.” sh.p.k”, që është kompania koncesionare e inceneratorit të Tiranës si dhe të gjitha pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të kësaj kompanie.
Hetimet kanë nisur në kuadër të procedimit penal nr.255 të vitit 2020, për veprat penale të “Mashtrim me pasoja të rënda” në bashkëpunim, “Shpërdorim i detyrës”, “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë dhe “pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”.Vënia nën sekuestro është akti i parë i ndërmarrë nga drejtësia për rastin e inceneratorit të Tiranës.