Detaje te reja nga urdhërarrestet nga SPAK, ku mes të arrestuarve është edhe biznesmeni Arben Dervishaj, sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës së Ndërtuesve.
Po kush është biznesmeni i arrestuar me urdhër të SPAK? Mësohet se Dervishaj në vitet 2001 e në vazhdim drejton biznesin e tij privat në fushën e ndërtimit dhe të projektimit. Nga vitet 1994-1996, ai ka qenë Këshilltar për Investimet, në Bankën e Kursimeve. Ndërkohë, nga vitet 1997-1999, Dervishaj ka qenë Këshilltar për Investimet, në Institutin e Sigurimeve Shoqërore dhe që nga viti 2008 është lektor në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit të Universitetit Politeknik të Tiranës.
Po ashtu, ai është dhe zëvendëspresident i dytë i Federatës Shqiptare të Futbollit dhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv në FSHF