Urdhërarresti ndaj Putin, sot mblidhen Ministra të Drejtësisë nga e mbarë bota në Londër

 

Ministra të Drejtësisë nga e mbarë bota do të mblidhen këtë të hëne në Londër për të diskutuar mbështetjen në rritje ndaj Gjykatës Ndërkombëtare Penale pas lëshimit të urdhërarrestit për presidentin Federatës Ruse, Vladimir Putin. GJNP akuzoi Putinin për krime lufte dhe deportim të paligjshëm të fëmijve nga Ukraina, raportuan mediat botërore.

Moska ka mohuar akuzat, duke e quajtur të papranueshëm këtë urdhërarrest dhe duke vlerësuar se ajo nuk ka efekt juridik brenda territorit të Rusisë, e cila nuk është anëtare e Gjykatës. “

“Sot ne mblidhemi në Londër të bashkuar për një qëllim – të mbajmë përgjegjës kriminelët e luftës për krimet e kryera në Ukrainë gjatë këtij pushtimi të padrejtë, të paprovokuar dhe të paligjshëm”, tha zëvendëskryeministri britanik Dominic Raab.

Mikpritësit do të jenë Britania e Madhe dhe Holanda

“Mbretëria e Bashkuar, së bashku me komunitetin ndërkombëtar, do të vazhdojë t’i sigurojë Gjykatës Penale Ndërkombëtare burime, njerëz dhe ekspertizë në mënyrë që drejtësia të vihet në vend,” shtoi ai.

Britania ka premtuar 1 milion £ për ICC-në këtë vit dhe Ministria e Drejtësisë tha se vendet e tjera pritej të zotoheshin për mbështetje financiare gjatë konferencës në Londër, e cila do të organizohet nga Britania dhe Holanda. Fondet do të përdoren për të trajnuar hetuesit për të hetuar krimet e dyshuara të luftës, si dhe për mbështetjen psikologjike dhe praktike për viktimat, njoftoi ministria.Putin do të arrestohet nëse shkel tokën gjermane

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *