Urdhri ekzekutiv i Biden, reagon sërish Yuri Kim: Korrupsioni dëmton drejtpërdrejt sigurinë

Ambasadorja e SHBA-vë në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar sërish pas urdhrit ekzekutiv të Joe Biden që përfshin edhe Shqipërinë për bllokim pasurie për zyrtarët dhe ish-zyrtarët e korruptuar që kontribuojnë në destabilizimin e Ballkanit Perëndimor.

Përmes një mesazhi në “twitter”, ambasadorja Kim shkruan se korrupsioni dëmton drejtpërdrejt politikën e jashtme, sigurinë kombëtare dhe shëndetin ekonomik të SHBA dhe aleatëve të saj.

“Korrupsioni dëmton drejtpërdrejt politikën e jashtme, sigurinë kombëtare dhe shëndetin ekonomik të SHBA-së dhe partnerëve e aleatëve tanë. Kjo është arsyeja pse ne jemi të përkushtuar të promovojmë llogaridhënie dhe të luftojmë pandëshkueshmërinë për ata që janë përfshirë në korrupsion”, shkruan ambasadorja Kim.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *