Urdhri i Biden që përfshiu edhe Shqipërinë/ Ambasada e SHBA-ve: Mjet jetik për integrimin…  

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, ka reaguar në lidhje me urdhrin ekzekutim që miratoi presidenti Joe Biden, për sanksione ndaj personave të përfshirë në aktivitete destabilizuese në Ballkanin Perëndimor.

Përmes një postimi në faqen zyrtare të “Facebook”-ut ambasada thekson se, një referencë e qartë për Shqipërinë bën të qartë se, Urdhri Ekzekutiv është në përputhje me punën që Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian, kanë bërë për të integruar rajonin në strukturat Europiane dhe Euro-Atlantike.

Sipas ambasadës, Urdhri Ekzekutiv i djeshëm, është një mjet jetik drejt arritjes së këtij qëllimi të përbashkët.

Reagimi i plotë i Amasadës së SHBA-ve në Tiranë:

“??️ | Presidenti Joe Biden miratoi një Urdhër Ekzekutiv (E.O.) të ri dje, i cili autorizon përdorimin e sanksioneve kundër personave të përfshirë në një sërë aktivitetesh destabilizuese në Ballkanin Perëndimor, përfshirë personat e angazhuar në përpjekje që kërcënojnë paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal; cënojnë proceset demokratike; dhe përfshihen në korrupsion në lidhje me rajonin ndër aktivitete të tjera. Një referencë e qartë për Shqipërinë bën të qartë se Urdhëri Ekzekutiv është në përputhje me punën që Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian kanë bërë për të integruar rajonin në strukturat Europiane dhe Euro-Atlantike. Urdhri Ekzekutiv i djeshëm është një mjet jetik drejt arritjes së këtij qëllimi të përbashkët. Lexojeni Urdhërin e plotë duke klikuar mëposhtë”.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *