Urimet enveriste nuk kanë munguar në ditëlindjen e Kryeministrit “Edhe 25 mandate të tjera”, “Ishalla të mban shëndeti ta shikosh Shqipërinë…”/ Urimet më të spikatura për 58-të vjetorin e Ramës!
Megjithatë kreu i qeverisë, në rrjetet sociale ka uruar festën e SHBA, duke preferuar mos të bëjë asnjë postim personal.
MIRËMËNGJES! Dhe në këtë ditë të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, 4 korrikun e 100 vjetorit të marrëdhënieve tona diplomatike, ju uroj një javë të mbarë” ka shkruar Rama në Facebook.
Fansat nuk i kanë kursyer urimet edhe për ditëlindjen e tij. Të shumtë janë komentuesit që i kanë dedikuar urimet e tij, e veç urimeve klasike, nuk kanë munguar as urimet që lidhen me politikën.
“Ishalla të mban shëndeti e ta shikosh Shqipërinë në Bashkimin Europian”, ishte një ndër urimet e ardhur për kryeministrin. Ndërkohë të tjerë e kanë uruar edhe për më shumë mandate në të ardhmen.
Të tjerë komentues, që nuk i kanë kursyer as ‘emoji’ në urime i kanë shprehur se ishte i vetmi burrë shteti që mund ta bënte këtë vend, duke e çuar edhe më pranë SHBA-ve.
Ndonëse urimet dhe komplimentat kanë ‘vërshuar’ në adresën e tij në Facebook, Rama nuk i është përgjigjur asnjërit.
Kujtojmë se pak kohë më parë, ai premtoi që nuk do të replikonte më me komentuesit në rrjetet sociale. Mbetet për t’u parë nëse ky premtim i tij ishte vetëm për ‘gojët e liga’ apo edhe për urimet e mbërritura në ditën e tij të lindjes.