Këtë të hënë, 2 Maj i dashuri i Arilena Arës, menaxheri Popi Kola feston ditëlindjen. Këngëtarja i ka dedikuar fjalët më të ndjera me anë të një postimi në rrjetet sociale.
Ajo ka publikuar një video ku Popi shfaqet duke e puthur në ballë dhe i ka shprehur të gjithë dashurinë.
“Të dua si të vetmen forcë dhe ndjenjë që kam ndjerë ndonjëherë! Jam bekuar unë kur ke lindur ti, prandaj gëzuar për të dy!”, shkruan Arilena.