Popi Kola feston sot ditëlindjen e tij. Si një ndër njerëzit më të afërt të Arilena Arës, një urim nga ana e saj nuk mungoi në këtë ditë të veçantë për të.
Sapo ora shënoi 00:00, me anë të një videoje ku shfaqen duke kërcyer në shtëpi, këngëtarja i dedikoi Popit disa fjalë zemre.
“Gëzuar ditëlindjen dashuria e jetës time. Kërcimi, lumturia, bukuri e jetës time! Dielli dhe yjet e mi”, ka shkruar Arilena.
Këtë postim e ka ripostuar edhe Kola në Insagramin e tij.
Popi dhe Arilena ruajnë një marrëdhënie shumë të ngushtë, jo vetëm në anën profesionale por edhe në atë private. Ai është më shumë se menaxheri i saj, është miku i saj, njeriu i zemrës dhe krahu i djathtë.